Abissnet Superiore: Java e 13-të mbyllet me fitoren e Egnatias. Ja si ndryshon situata në renditje

29 Nëntor 2026
21:01
Telesport
back button

Është mbyllur java e 13-të e kampionatit “Abissnet Superiore”, me pesë përballje që sollën gola, rivalitet dhe ndryshime në renditjen e skuadrave.

Egnatia vijon të kryesojë kampionatin, pasi në përballjen e fundit të javës siguroi një fitore 2-1 ndaj AF Elbasanit në “Arena Egnatia”, duke shkuar në kuotën e 30 pikëve.

Në vendin e dytë qëndron Teuta me 26 pikë, pas suksesit 3-2 në transfertë ndaj Vorës. Tirana triumfoi 3-2 ndaj Skënderbeut në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, duke u ngjitur në kuotën e 19 pikëve.

Ndërkohë, Partizani regjistroi një fitore të rëndësishme, duke triumfuar 4-1 ndaj Dinamo City në “Elbasan Arena”. Në javën e 13-të, u regjistrua vetëm një barazim pa gola mes Vllaznisë dhe Laçit në stadiumin “Loro Boriçi”.

Rezultatet e javës së 13-të:

Tirana – Skënderbeu 3-2
Dinamo City – Partizani 1-4
Vora – Teuta 2-3
Vllaznia – Laçi 0-0
Egnatia – AF Elbasani 2-1

Renditja pas javës së 13-të:

1. Egnatia – 30 pikë
2. Teuta – 26 pikë
3. Tirana – 19 pikë
4. Skënderbeu – 17 pikë
5. Dinamo City – 17 pikë
6. AF Elbasani – 17 pikë
7. Vllaznia – 16 pikë
8. Vora – 13 pikë
9. Partizani – 13 pikë
10. Laçi – 12 pikë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit