Egnatia, trajneri Dede: Karakteri i skuadrës na mban gjithmonë me kokën lartë

Abissnet Superiore | 1 minutë më parë

Trajneri i Egnatias, Nevil Dede ka komentuar për “Super Gol” fitoren 2-1 të arritur përballë Elbasanit në javën e 13-të të “Abissnet Superiore”.

“Mendoj që karakteri i skuadrës na mban gjithmonë me kokën lartë, pavarësisht se edhe ne kemi ato momentet e vështira gjatë ndeshjeve”.

“Elbasani na krijoi vështirësi, me energjinë dhe shpejtësinë e tyre, bashkë me rotacionin. U munduam të minimizonim mënyrën se si ata na dilnin. Pjesa e dytë ishte më e mirë dhe më e ekuilibruar në dy fazat e lojës”.

“Për menaxhimin, djemtë meritojnë gjithmonë komplimente. Loukili bashkë me Kryeziun, ishin pikat kyçe të skuadrës”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme