“Po jeni shqiptarë, dreqi e mori!”, i riu iu bën thirrje efektivëve të dalin në krah të popullit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.11.2026, 21:09

Një moment emocional është regjistruar gjatë protestës kombëtare të 29 nëntorit në Tiranë, ku një i ri i është drejtuar efektivëve të policisë me një thirrje të fortë, duke u kërkuar të mos harrojnë origjinën dhe gjakun e tyre.

“Do vdesim një ditë. Do jepni llogari, në mos te njeriu, tek ai Zot i madh atje! Çfarë do t'i thoni ju Perëndisë? Që vramë gjakun tonë?!”, dëgjohet të thotë ai.

Më tej, i riu përmend figura të rëndësishme të historisë shqiptare, si Ismail Qemali, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Isa Boletini dhe Çerçiz Topulli, duke u bërë thirrje efektivëve të kujtojnë identitetin e tyre dhe të mos dalin kundër qytetarëve.

“Nëse jeni bij shqiptarësh, duhet të dilni në krah të popullit!”, është mesazhi me të cilin ai u drejtohet efektivëve.

Fjalët e tij pasqyrojnë zemërimin dhe zhgënjimin e një pjese të protestuesve ndaj mënyrës se si policia ka ndërhyrë gjatë tubimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit