“Mashtrues profesionist, nuk ka asnjë të vërtetë”/ Shehaj deklaroi se një protestues është në koma, Balla publikon deklaratën e mjekut të Traumës
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka deklaruar 34-vjeçari Briken Tuci, i cili u plagos pas koke gjatë protestës së 28 nëntorit në kryeqytet vijon të mbetet në gjendje të rëndë.
Shehaj thotë se ka folur me familjarët e 34-vjeçarit të cilët i kanë konfirmuar gjendjen e rënduar të të afërmit të tyre.
“Unë sapo fola me familjarët e tij. Ata më tha se gjendja e Brikenit është e rëndë. Familjarët më shprehën shqetësimin e tyre për gjendjen reale shëndetësore të të afërmit të tyre”, shprehet Shehaj në një postim në rrjetet sociale.
Kreu i Mundësia zbulon se pas kontaktit me familjarët e Briken Tuçit, ai ka nisur përpjekjet që ai të ekzaminohet me urgjencë nga një mjek nga jashtë vendit.
“Pas dhunës që pamë këto ditë, e kuptoj frikën e tyre se pushteti është i gatshëm të mbulojë çfarë ka ndodhur. Ndërkohë, përparësi ka shëndeti i Brikenit. Po bëjmë të mundur që ai të ekzaminohet urgjentisht nga një mjek nga jashtë vendit”, thekson Shehaj.
Kreu i Mundësia ka publikuar në profilin e tij krahas reagimit edhe foto të lajmeve që kanë qarkulluar në media pas apelit që ka bërë bashkëshortja e 34-vjeçarit për të mos heshtur mbi gjendjen e rëndë të Brikenit.
Briken Tuci është qëlluar me ujë me presion nga ana e policisë teksa po qëndronte në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ paqësor në protestën e 28 nëntorit. Nga presioni i ujit ai është rrëzuar në tokë duke goditur kokën dhe gjendja e tij vijon të jetë e rënduar në spital, e konfirmuar nga familjarë të tij të cilët kanë përgënjeshtruar kështu deklaratën e kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla.
Kujtojmë se më herët Balla në një postim në rrjete sociale e quajti Shehajn “mashtrues profesionist” pasi sipas tij kreu i Partisë Mundësia kishte gënjyer mbi gjendjen e Tucit. Më tej ai publikoi edhe deklaratën e mjekut të spitalit të Traumës i cili tha se edhe pse ka indikacione për operim dhe se pacienti paraqitet i përgjumur, ai reagon ndaj komunikimit verbal.

Top Channel