Manchester City ka reaguar përmes një deklarate publike në faqen zyrtare të klubit, ku shpreh edhe njëherë tjetër pakënaqësinë ndaj vendimeve të arbitrit në barazimin 2-2 ndaj Arsenal, në “Emirates”.
“Manchester City është thellësisht i zhgënjyer nga një sërë vendimesh të marra nga zyrtarët gjatë ndeshjes së sotme kundër Arsenalit.
Të hënën, klubi do t’i drejtohet zyrtarisht organit përgjegjës për gjyqtarët (Pro Ref) për të kërkuar një shpjegim të plotë lidhur me vendimet kyçe të ndeshjes, duke përfshirë si procesin e marrjes së vendimeve në fushë, ashtu edhe zbatimin e sistemit VAR.
Presim një përgjigje të detajuar dhe do të vazhdojmë të përfaqësojmë e të mbrojmë interesat e klubit, të lojtarëve tanë dhe të mbështetësve tanë”, thuhet në njoftimin për shtyp të “Qytetarëve”.
Pakënaqësitë janë të paktën për tre raste vendimtare. I pari, ku pretenduan për karton të kuq për Jurrien Timber pasi kapi prej flokësh Jeremie Doku. I dyti në momentin e golit të barazimit 2-2 të Arsenal, ku pretenduan për prekje të topit me dorë nga atuori i golit, Jurrien Timer si dhe për faull ndaj Gigio Donnarruma-s. I treti për një penallti të padhënë në fund për prekje të topit me dorë nga Viktor Gyokeres.







