Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka shpërndarë në rrjete sociale, një moment kur një protestues i maskuar hedh molotovë drejt policisë, në protestën e djeshme.
“Kjo është tentativë vrasje e mirëfilltë! Hedh me qëllim bombën mbi trupat e policëve. Policia e ka arrestuar, tani të presim Drejtësinë!”, shkruan Balla në Facebook, duke ironizuar opozitën në lidhje me deklaratat e tyre pasi deputeti Kliti Hoti u qëllua me plumb gome.
Më herët kryedemokrati Sali Berisha i shoqëruar nga një grup deputetësh demokratë dhe të Partisë së Lirisë, në një deklaratë për mediat bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama, që sipas tij, dha urdhër që Kliti Hoti të vritej.









