Policia tenton të shoqërojë të miturën gjatë protestës, qytetarët ndërhyjnë dhe pengojnë efektivët

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 29.11.2026, 21:39

Një moment tensioni është regjistruar mbrëmjen e 28 Nëntorit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku efektivët e policisë tentojnë të shoqërojnë një vajzë të mitur që ndodhet mes protestuesve.

Pamjet tregojnë disa efektivë të pajisur me skafandra dhe mburoja që afrohen dhe rrethojnë të renë, ndërsa ajo shoqërohet nga një grup personash. Në momentin kur policia përpiqet ta largojë, qytetarë dhe protestues ndërhyjnë, afrohen pranë efektivëve dhe kundërshtojnë veprimin e tyre.

Situata përshkallëzohet me të bërtitura dhe përplasje mes personave të pranishëm dhe forcave të rendit. Në një moment, në drejtim të grupit lëshohet një ujë me kimikate, duke bërë që disa prej personave të mbulojnë fytyrën dhe të tërhiqen. Pamjet tregojnë më pas një person të ulur ose të rrëzuar në asfalt, të rrethuar nga qytetarë dhe efektivë, ndërsa tensionet vijojnë përgjatë kordonit të policisë.

Ndërhyrja e qytetarëve bën që tentativa për shoqërimin e vajzës të mos vijojë siç duket se synonin efektivët. Në fund të videos, e reja shihet sërish pranë zonës ku ndodhen protestuesit dhe policia.

Deri më tani, nga pamjet nuk bëhen të qarta arsyet konkrete të ndërhyrjes ndaj të miturës apo nëse ajo është shoqëruar më pas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit