Nga kruajtësja e dhëmbëve prej ari te torta 182-vjeçare e dasmës mbretërore, objektet më të çuditshme të familjes mbretërore që kanë dalë në ankand
Aktorja italiane Monica Bellucci ka tërhequr vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech, ku u shfaq me një fustan të zi me temina dhe një shpatull të zbuluar.
Në moshën 62-vjeçare, aktorja u paraqit me një pamje elegante, duke plotësuar veshjen me vathë diamanti dhe një çantë elegante, raporton Daily Mail.
Por përtej paraqitjes së saj në festival, vëmendje kanë marrë edhe sekretet e stilit të saj të jetesës. Bellucci ka treguar se nuk ndjek një regjim të rreptë ushqimor dhe nuk është e fiksuar pas aktivitetit fizik.
Ajo ka pranuar se i pëlqejnë makaronat, ëmbëlsirat dhe një gotë verë herë pas here, ndërsa ka treguar se nuk heq dorë nga kënaqësitë e vogla të përditshme.
“E vërteta është se më pëlqejnë ëmbëlsirat dhe makaronat, ndonjë gotë verë dhe një cigare shumë rrallë”, ka treguar ajo në një intervistë për The Telegraph.
Sa i përket aktivitetit fizik, aktorja preferon notin dhe herë pas here Pilates, më shumë për kënaqësi dhe lëvizshmëri sesa për të ndjekur një regjim intensiv stërvitjeje.
“Sigurisht që bëj pak ushtrime dhe mbaj pak dietë kur duhet të punoj, por nuk jam e fiksuar pas tyre”, është shprehur Bellucci për The Sunday Times.
Aktorja ka folur gjithashtu hapur për plakjen, duke kundërshtuar idenë se kalimi i viteve duhet të shihet si diçka negative për gratë.
“Me kalimin e moshës, fiton fatin e të qenit gjallë dhe të kesh ende një të ardhme përpara. Për më tepër, pjekuria sjell një dhuratë të mrekullueshme: shkëputjen nga gjërat që dikur të shqetësonin”, ka deklaruar ajo.
Top Channel