Aksident i rëndë në Berat, 55-vjeçari humb jetën, përplaset nga makina teksa qarkullonte me biçikletë
Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit, ka reaguar sot, më 29 nëntor, pas plagosjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, me plumb gome dhe pezullimit nga detyra të efektivit të policisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka ngritur shqetësimin për atë që e konsideron një standard të dyfishtë të drejtësisë në trajtimin e qytetarëve dhe të përfaqësuesve politikë.
“Sot pamë se si, kur preket një deputet, reagimi është i menjëhershëm dhe gjendet zgjidhja brenda ditës”, shkruan Vishkulli.
Ai thekson se drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigjen e kërkuar për rastet e qytetarëve të plagosur gjatë protestave, disa prej të cilëve kanë rrezikuar edhe jetën.
“Pse ka dy standarde? Pse drejtësia lëviz shpejt për disa, ndërsa për të tjerët hesht? Pse ky kompromis i shëmtuar?”, shprehet Vishkulli

Top Channel