Aksident i rëndë në Berat, 55-vjeçari humb jetën, përplaset nga makina teksa qarkullonte me biçikletë

29/11/2026 22:01
Foto Ilustruese

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në fshatin Perondi, shtetasi Sh. D., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin A. B., 55 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, 55-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel