Durrësi përkujton 114 vjetorin e ngritjes së flamurit, nderohen edhe viktimat e tërmetit të 26 nëntorit 2019
Flamuri kuqezi valëviti në qendër të Bostonit në SHBA, në një ceremoni solemne dhe festive me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Dhjetëra shqiptarë u mblodhën pranë Bashkisë së qytetit për të nderuar historinë, flamurin dhe identitetin kombëtar, duke e kthyer këtë ditë në një moment të veçantë bashkimi për komunitetin shqiptar në Massachusetts.
Aktiviteti nisi me interpretimin e himneve kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, atmosferën festive e pasuruan grupet artistike si Ansambli Amantia dhe artistët Vendim Kapaj e mjeshtëri i Polifonisë Nazif Çela.
Pjesë e programit artistik ishin edhe interpretimet e artistëve Vendim Kapaj dhe Nazif Çela, të cilët me këngët e tyre sollën emocione dhe atmosferë festive, duke e kthyer ceremoninë në një festë të vërtetë të kulturës dhe muzikës shqiptare.
Një nga iniciatorët e këtij aktiviteti, President i Federatës Pan-Shqiptare Vatra Boston, Mentor Maksutaj, theksoi rëndësinë e bashkimit të komunitetit shqiptar, ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar.
Festa u shoqërua gjithashtu me emocione dhe mesazhe nga vetë shqiptarët e pranishëm.
Një bukuri të veçantë aktivitetit i dhanë edhe veshjet tradicionale shqiptare të Tradita Popullore.
Flamuri shqiptar u ngrit edhe në qytetin e Waterbury-t, Connecticut, në një traditë që zhvillohet që prej vitit 1980. Në kuadër të festimeve të Pavarësisë, këtë vit Gëzim Kulla u zgjodh kryebashkiak nderi për një ditë, në shenjë vlerësimi për komunitetin shqiptar dhe kontributin e tij në qytet.
Festimet e pavarësisë u shtrinë në shumë vende të Bostonit me iniciativë të “Boston Community”dhe “Cunat e Bostonit”.
Top Channel