Colturi shkëlqen në Killington , përfundon e dyta në garën e slalomit
Skitarja italiane që garon për Shqipërinë, Lara Colturi ka vazhduar me formë fenomenale në edicionin e sivjemë të Kupës së Botës.
Në garën e slalomit e cila është zhvilluar sot në qendrën amerikane Killington, Colturi përfundoi në vendin e dytë.
Fitoren e shënoi zvicerania Camille Rast, për të cilën kjo ishte hera e parë që ngjitet në podium këtë sezon.
Ajo për 9 të qindtat e sekondës kishte kohë më të mirë se skitarja e Shqipërisë ndërsa e treta përfundoi favoritja vendase e slalomit, Mikaela Shiffrin.
Në renditjen e përgjithshme vazhdon të kryeson Lara Colturi me 366 pikë.















