E rëndë në Divjakë/ 45-vjeçari plagos me me thikë bashkëshorten pas një konflikti, gruaja dërgohet te Trauma

Një 39-vjeçare është plagosur me mjet prerës nga bashkëshorti i saj, pas një konflikti mes tyre në Divjakë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa sipas njoftimit të Policisë, autori i dyshuar është shtetasi L. V., 45 vjeç, i cili ka goditur bashkëshorten e tij, M. V., 39 vjeçe.
E plagosura është transportuar për ndihmë mjekësore të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:00, në Divjakë, shtetasi L. V., 45 vjeç, dyshohet se, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, shtetasen M. V., 39 vjeçe, e ka goditur këtë të fundit me mjet prerës.
39-vjeçarja është transportuar për ndihmë mjekësore të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë 45-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/vizionplus.tv




