Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet prerës bashkëshorten e tij 39-vjeçare, pas një konflikti mes tyre.
Si pasojë e goditjes, gruaja ka mbetur e dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa autori i dyshuar, me inicialet L. V., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë në Komisariatin e Divjakës për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.
