Kolo Muani fytyra tragjike: Como i jep leksione futbolli Juventusit, s’ka minuta për Zhegrovën

Como ka shënuar fitore të thellë si nikoqir ndaj Juventusit, në derbin italian të vlefshëm për xhiron e 13-të në Serie A.
Edhe pse pritej të jetë shumë e barabartë, Como rezultoi të jetë më e mirë për të fituar me rezultat 3-0, në sfidën ku mysafirët ishin me një lojtar më pak që nga minuta e pestë.
Randal Kolo Muani bëri një gjest josportiv duke goditur kundërshtarin dhe gjyqtari e ndëshkoi menjëherë me karton të kuq.
Como pastaj e mori krejtësisht lojën në dorë për të kaluar në epërsi falë Nico Paz, që realizoi eurogol nga gjuajtja e lirë (45+1’).
Nico Paz free kick goal in Como vs Juventus game. https://t.co/zRetXmW2LO
— Pitch Replay (@pitchreplay) November 29, 2026
Anastasios Douvikas pastaj e dyfishoi epërsinë pas një topi të kthyer (63’).
I njëjti pastaj vulosi fitoren me një vollej nga distanca për ta lënë portierin të shtangur (80’).
Në anën tjetër, trajneri Luciano Spalletti nuk i dha asnjë minutë Edon Zhegrovës, i cili e shikoi lojën nga stoli.
Como me këtë fitore zë pozitën e katërt me 29 pikë ndërsa Juventusi zë vendin e shtatë me 21 sosh./Telegrafi/








































