“Lëndimi i Kliti Hotit”, Bardhi i përgjigjet Peleshit: Dhuna shtetërore nuk mund të maskohet si incident

Kliti Hoti
29 Nëntor 2026 | 22:38

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me plagosjen e deputetit Kliti Hoti gjatë protestës në Tiranë.

Bardhi e ka cilësuar reagimin e Peleshit të papërgjegjshëm, duke e akuzuar atë se po përpiqet të relativizojë rëndësinë e ngjarjes dhe të shmangë përgjegjësinë institucionale.

Sipas Bardhit, deputeti Hoti nuk ka qenë pjesë e asnjë incidenti, por është goditur pa shkak nga Policia e Shtetit, në rrethana që, sipas tij, ngrenë dyshime serioze për një akt të qëllimshëm dhune.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e përgjegjësve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.

Reagimi i Bardhit vjen pasi kryetari i Kuvendit kërkoi nga organet kompetente një hetim të shpejtë, të paanshëm dhe transparent për “rrethanat e lëndimit të deputetit Hoti”.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

“Neveri dhe indinjatë për reagimin e papërgjegjshëm të kryetarit të Kuvendit ndaj plagosjes së deputetit Kliti Hoti nga Policia e Shtetit!

Së pari, deputeti Kliti Hoti nuk ka qenë pjesë e ndonjë incidenti. Ai është goditur pa asnjë shkak nga Policia e Shtetit, në rrethana që ngrenë dyshime serioze për një akt të qëllimshëm dhune, me pasoja potencialisht fatale. Ta quash këtë një incident është përpjekje për të relativizuar rëndësinë e ngjarjes dhe për të shmangur përgjegjësinë. Kjo nuk është një ngjarje e zakonshme dhe nuk mund të trajtohet si e tillë.

Së dyti, është e papranueshme që kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vend që të kërkojë transparencë dhe përgjegjësi për veprimet e Policisë së Shtetit, të vërë në diskutim vetë shkeljen e ligjit, duke e paraqitur atë si një çështje opsionale apo si një interpretim që mund të relativizohet.

Ligji nuk është çështje dëshire. Përballë dhunës policore, detyrimi i çdo institucioni është të kërkojë zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e përgjegjësve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.

Kuvendi nuk mund të jetë strehë për justifikimin e dhunës shtetërore. Heshtja, relativizimi dhe shmangia e përgjegjësisë institucionale janë po aq të papranueshme sa vetë aktet që kërkojnë hetim.

Përgjegjësia nuk relativizohet. Dhe dhuna e ushtruar nga shteti nuk mund të maskohet pas fjalës ‘incident’.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Hetim i shpejtë”, Peleshi reagon për plagosjen e deputetit Hoti: Asnjë formë dhune nuk justifikohet

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas plagosjes me plumb gome të deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, nga një efektiv policie gjatë protestës...
22:03 | 29/11/2026

Juristja: Mund të krijohen edhe 100 parti të reja, por pa u ndryshuar Kodi Zgjedhor, rezultati do të jetë i njëjtë

E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, juristja Mirela Jorgo u shpreh se krijimi i forcave të reja politike nuk mund të sjellë ndryshim në...
21:54 | 29/11/2026

“Kryeministri me jo më shumë se dy mandate dhe lista të hapura”, Sindikata e Universiteteve: 15 propozime për reformën zgjedhore

Sindikata e Universiteteve të Shqipërisë ka paraqitur 15 propozime për reformën zgjedhore, ku në fokus janë kalimi në sistemin proporcional kombëtar me lista plotësisht të...
21:24 | 29/11/2026