• Kontakt
Sunday, November 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të mos thotë që e kanë marrë”, bisedat sekrete për zhdukjen e Jan Prengës

22:53 : 29/11/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Lexo edhe:

“Ta heqim nga SPAK-u me lekë…”/ Sky ECC ‘trondit’ dosjen e Jan Prengës

Vrasja e Jan Prengës/ Gjykata e Lartë shpëton nga burgimi i përjetshëm kopshtarin e Altin Hajrit

Një kontejner me banane, i ardhur nga Ekuadori mbërrin në portin e Portsmouth-it në Angli në dhjetor të vitit 2019. Brenda tij, një ngarkesë prej rreth 260 kilogramësh kokainë.Por kjo sasi droge nuk do të mbërrinte kurrë në destinacion pa shkaktuar një konflikt të përgjakshëm.

Vjedhja e kokainës do të pasohej nga një plan hakmarrjeje. Objektivi nuk do të ishte drejtpërdrejt personi që dyshohej se kishte marrë drogën, por vëllai i tij, Jan Prenga.

Më 17 janar 2020, ai u rrëmbye në Kamzë. Automjeti që transportonte pengun përfundoi në kompleksin Golden, në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

Aty, sipas rindërtimit të ngjarjes nga Gjykata e Posaçme, Jan Prenga humbi jetën. Trupi i tij u zhduk dhe nuk u gjet më. Por SPAK ka krijuar bindjen, bazuar në prova, se Jan Prenga është vrarë.

Gjashtë vite më pas, një vendim gjyqësor me 97 faqe zbërthen rolet, lëvizjet dhe provat që çuan në dënimin e Altin Hajrit me burgim të përjetshëm.

Por si u organizua rrëmbimi? Kush e planifikoi? Çfarë ndodhi gjatë tetë orëve në kompleksin Golden? Dhe si arriti gjykata të rindërtonte atë që ndodhi, pa pasur kurrë në dispozicion trupin e viktimës?

Ky është dokumentimi i një prej ngjarjeve më të rënda të lidhura me konfliktet e trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Historia e rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës.

DROGA QË NISI GJITHÇKA

Në dhjetor të vitit 2019, në portin e Portsmouth-it, në Mbretërinë e Bashkuar, mbërrin një kontejner me banane, i nisur nga Ekuadori. Dokumentet e administruara në dosjen hetimore tregojnë se kontejneri me numër MMAU12843 mbërriti më 20 dhjetor 2019. Dy ditë më vonë, në orën 00:17, një person që prezantohej me emrin Aleks, me një kamion të markës DAF, tërheq kontejnerin nga porti.

Sipas deklarimeve të familjarëve të viktimës, nga ky kontejner u morën rreth 260 kilogramë kokainë. Droga, sipas hetimit, u përkiste personave që qëndronin pas organizimit të trafikut ndërkombëtar, mes tyre Dritan Rexhepi dhe Gentian Funiqi. Por personat që dyshoheshin se kishin marrë kokainën nuk ishin të vetmit që do të përballeshin me pasojat. Sipas SPAK, për të rikuperuar drogën ose vlerën e saj monetare, u vendos të përdorej një mënyrë tjetër presioni. Rrëmbimi i Jan Prengës, vëllait të Astrit Prengës. Këtu nis një zinxhir ngjarjesh që do të përfundonte me një viktimë të zhdukur dhe me një hetim që do të mbështetej në një numër të madh provash teknike.

Vëllai i Jan Prengës, Ndrek Prenga, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme më 18 tetor 2024, në procesin që po mbahet për rrëmbimin dhe vrasjen e vëllait të tij, në janar të vitit 2020. Ai ka treguar se në vitin 2020 ka qenë në burg në Londër dhe se çdo ditë kishte kontakte me familjarët, gruan dhe fëmijët, me të cilët komunikonte përmes telefonit. Ai ka dëshmuar në gjykatë se me vëllain e tij ka folur rreth një javë përpara se të ndodhte ngjarja. Ka qenë një tjetër i dënuar në burgun ku ai vuante dënimin qe i ka futur në dhomë një telefon, me anë të të cilit  e ka telefonuar një person me prefiks të huaj, duke iu prezantuar si Gentian Funiqi, ose Doçi. Sipas Prengës, Funiqi është prezantuar në telefon si një person me origjinë nga Dukagjini i Shkodrës, duke i thënë që: “Ma jep gjënë”. Prenga thotë që i referohej një sasie prej 260 kilogramë kokainë. Gjatë dëshmisë ai shtoi se Gentiani i kishte thënë se ka te tentuar të komunikojë edhe me vëllain Astritin, por nuk ka arritur. Pas këtij momenti  Ndrek Prenga i është përgjigjur se nuk ishte në dijeni se për çfarë bëhet fjalë.

Ndreka sqaron se ka marrë në telefon Astritin, por edhe ky i fundit i është përgjigjur se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur. Pas një apo dy ditësh është njoftuar nga bashkëshortja se Jani Prenga është marrë peng dhe se pas kësaj, është përpjekur të merrte vesh se çfarë ka ndodhur. Pas pak ditësh ai është vënë në dijeni se bëhet fjalë për një sasi prej 260 kg kokainë që ishin marrë në port, dhe gjatë komunikimeve që Ndrek Prenga kishte me Gentianin, ky i fundit i thotë që të dorëzojë atë “gjënë” duke iu referuar sasisë së kokainës me qëllim për të liruar pengun. Prenga thotë se xhaxhai i tij dhe një person tjetër kanë shkuar në Shkodër për të takuar familjarët e Gentian Doçit ku atje kanë gjetur babin e tij.  Ky i fundit i është përgjigjur se nuk ka dijeni dhe përgjegjësi se çfarë bën djali i tij. Prenga ka sqaruar në gjykatë se pas ndërprerjes së mesazheve me Gentianin,  i ka shkruar një tjetër person duke iu prezantuar si Gramoz ku edhe ai pretendohet se kokainën e marrë nga Astrit Prenga është e tija. Sipas dëshmisë së gjatë të Ndrek Prengës, pasi policia ka ndërhyrë në kompleksin “Golden Resort” në Shijak, nga ai moment ai ka ndërprerë komunikimet me të gjithë personat që kishte folur.

Sipas dosjes së Prokurorisë Astrit Prenga, Gëzim Shullani, një shtetas rumun dhe një shtetas shqiptar që quhet Xhulian u punësuan nga ndërmjetës me origjinë britanike dhe iraniane për të marrë drogën nga porti, për llogari të dy bandave kriminale me bazë në Shqipëri. Ata e realizuan me sukses tërheqjen e kokainës nga kontejneri në port në fillim të muajit janar të vitit 2020. Por më pas e ndërruan planin, që më vonë rezultoi me pasoja fatale.

Korrierët dhe ndërmjetësit dyshohet se kishin një konflikt për një pagesë të mëparshme. Megjithatë duket se në rastin e fundit thjeshtë u joshën në momentin që hapën kontejnerin. Por pavarësisht motiveve, përfundimi ishte ky: Astrit Prenga, bashkë me Gëzim Shullani, një shtetas rumun dhe një shtetas shqiptar që quhet Xhulian, vendosën të mbanin kokainën dhe ta ndanin me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave në dosjen e Prokurorisë ka dyshime se në atë moment ata nuk ishin në dijeni të faktit se ngarkesa që kishin vjedhur ishte e lidhur me Dritan Rexhepin.

Një javë pasi kishin marrë kokainën, ata janë telefonuar nga Gentian Doçi, i cili i kërkonte kthimin e kokainës. Pas tri ditësh i telefonoi përsëri duke i paralajmëruar që të mos bënin gabim pasi droga ishte e tij dhe duhej kthyer. E pas Gentian Doçit, ishte radha që Dritan Rexhepi të bënte lëvizjen e tij, duke telefonuar Ndrek Prengën që ndodhej në burg në Mbretërinë e Bashkuar.

ORGANIZATORËT, NDËRMJETËSIT DHE EKZEKUTORËT

Gjatë hetimeve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, SPAK ndërtoi një skemë ku secili person kishte një rol të përcaktuar.

Sipas përfundimeve të gjykatës, urdhri për rrëmbimin erdhi nga Dritan Rexhepi dhe Gentian Funiqi. Organizimi në Shqipëri iu besua Martin Bletës dhe Korado Kështenjës. Ndërsa rrëmbimi fizik i Jan Prengës u krye nga Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, në bashkëpunim me një person tjetër që nuk u identifikua. Por plani kërkonte edhe një element tjetër. Një vend ku viktima mund të mbahej larg syve të publikut. Dhe ky vend ishte kompleksi “Golden”, në Shijak.

Gjykata vlerëson se ndihma logjistike dhe vendi ku do të mbahej pengu u siguruan nga Altin Hajri, pronari i kompleksit, me ndihmën e Festim Bexhdilit, kushëririt dhe punonjësit të tij. Kjo ndarje rolesh është thelbësore për të kuptuar çështjen. Sepse rrëmbimi nuk ishte një veprim spontan i disa personave që u gjendën rastësisht në të njëjtin vend. Sipas gjykatës, bëhej fjalë për një operacion të organizuar, me persona që kishin përgjegjësi të ndryshme, por një qëllim të përbashkët.

Mëngjesin e 17 janarit të vitit 2020, Jan Prenga, 49 vjeç, ka pirë kafe me gruan e tij dhe më pas është ndarë prej saj që të merrej me disa punë që kishte lënë pa përfunduar. Është nisur drejt rrugës “London”, në Kamzë. Katër persona të maskuar, i prenë rrugën dhe pasi e goditën disa herë, e futën me forcë në një makinë “Range Rover”, të bardhë, që e kishin vjedhur për ketë qëllim. Si provë e pengmarrjes mbetën vetëm disa njolla gjaku në asfalt. Dëshmitarët lajmëruan Policinë e më pas u njoftua edhe bashkëshortja e Jan Prengës.

Në një njoftim paraprak që shpërndau ditën e ngjarjes, Policia e Tiranës dyshonte se pengmarrja mund të kishte ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorëve dhe të dëmtuarit.

Ndonëse ndodhej i izoluar në burg, Ndrek Prenga ishte i pari që merrte informacionet në lidhje me vëllain e tij që ishte marrë peng. Ai kontaktohej drejtpërdrejt nga Dritan Rexhepi, që sipas Prokurorisë ishte një nga porositësit e pengmarrjes. Në një prej këtyre telefonatave, nga burgu në Ekuador, Dritan Rexhepi i kishte dhënë fjalën Ndrekës se i vëllai do të lirohej nëse Astriti do të kthente kokainën.

E me gjithë premtimin e dhënë nga kontinenti i largët, duket se pengmarrja kishte marrë fund në mënyrë tragjike. Sipas deklaratës që Anton Prenga ka dhënë në Polici, pas mbërritjes në Shqipëri, ka treguar se më 22 janar 2020, i vëllai, Astriti dhe bashkëpunëtori i tij shqiptar u  kishin dorëzuan ndërmjetësuesve polakë të dërguar nga karteli i drogës, 106 kg kokainë. Gjithashtu kishin paguar edhe 700 mijë paund, si kompensim për drogën që kishin shitur. Po atë ditë Dritan Rexhepi telefonoi sërish nga Ekuadori për t’u thënë vëllezërve Prenga se Jani do të lirohej brenda dy orësh. Por nuk po ndodhte asnjë lëvizje. Rexhepi i siguronte se Jani ishte shëndosh e mirë dhe do të lirohej. Por përsëri nuk kishte asnjë shenjë. Përfundimisht Dritan Rexhepi i telefonoi sërish Ndrek Prengës dhe i tha se personat që kishin marrë peng Janin, nuk e kishin mbajtur fjalën dhe si besë, ai u detyrua t’i jepte familjes Prenga emrat e rrëmbyesve, që ata të bënin me ta çfarë të dëshironin. Dhe kështu bëri.

Kur kishin kaluar 11 ditë nga rrëmbimi i 48-vjeçarin Jan Prenga në Kamzë, shpresat për lirimin dhe kthimin e tij pranë familjes u shuan më 28 janar 2020, me një deklaratë zyrtare të Policisë së Shtetit.

Policia arrestoi atë ditë 4 persona, që veç të tjerave i akuzonte edhe për “Fshehje ose asgjësim të kufomës”. Gjatë operacionit të koduar “Resorti”, nisur nga të dhënat hetimore se pengu ishte dërguar nga Kamza në resortin e familjes Hajri në Shijak, nuk u arrit të gjendej asnjë gjurmë e Jan Prengës. Megjithatë, u tha se përmes hetimeve të thelluara, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Policia kishte arritur që nëpërmjet pamjeve të kamerave të sigurisë dhe provave të tjera, të gjurmonte udhëtimin e “Range Rover”-it të bardhë nga rruga “London”, në Kamzë, në parkingun nëntokësor të “Golden Resort”, në Shijak. Pamjet e kamerave të parkingut treguan një çantë të madhe të zezë duke u transferuar nga makina e vjedhur në një furgon. Disa persona shquheshin duke ngarkuar lopata dhe kazma dhe duke fshirë gjurmët e gjakut nga vendi i ngjarjes. Furgoni më pas u nis në një vend të panjohur që nuk u zbulua kurrë. Ndërsa “Range Rover” më vonë u gjet i djegur. Grupi hetimor beson se çanta e zezë përmbante trupin e fatkeqit Jan Prenga dhe se ai ishte plagosur e më pas kishte vdekur. Për ngjarjen u arrestuan disa persona e të tjerë u shpallën në kërkim.

Prokuroria ka bërë verifikimin dhe identifikimin e të gjithë pjesëmarrësve, përmes kamerave të sigurisë në kompleksin “Golden”. Sipas dosjes hetimore, kamerat e sigurisë të administruara në hetim kanë fiksuar një automjet që ndiqte viktimën dhe lëvizjet e tij në zonën e Kamzës, përfshirë datat 15, 16 dhe 17 janar 2019. Edhe bashkëshortja e tij ishte ndjekur nga autorët, madje edhe gjatë qëndrimit në një lokal.

Rreth orës 10:50, në zonën e Kamzës, ndodh rrëmbimi. Tre persona, të identifikuar më pas si Geraldo Martini, Artan Doçaj dhe Aldo Majnishta, në bashkëpunim me një person tjetër, e fusin Jan Prengën në një automjet “Range Rover” me targa AA365VI. Automjeti rezultonte i vjedhur rreth dy muaj më parë në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes, hetuesit gjejnë gjurmë gjaku dhe një këpucë të viktimës. Ekspertimi biologjik i gjakut do të jepte një rezultat të rëndësishëm. Profili gjenetik i gjetur në vendngjarje kishte lidhje gjenetike nënë-bir me profilin e marrë nga nëna e Jan Prengës. Një provë që lidhte fizikisht vendin e rrëmbimit me viktimën. Por ajo që do të ndodhte më pas do të dokumentohej në një tjetër pikë, në kompleksin “Golden”.

Nga Kamza, automjeti ndjek një itinerar të përcaktuar, Laknas – Shijak – Pjezë. Në orën 11:35, “Range Rover”-i hyn në kompleksin “Golden”. Jan Prenga kishte mbërritur në vendin ku, sipas Gjykatës, do të mbahej peng.

Nëse rrëmbimi në Kamëz u dokumentua pjesërisht nga kamerat e bizneseve përgjatë itinerarit, ajo që ndodhi brenda kompleksit “Golden” u regjistrua nga vetë kamerat e sigurisë së objektit. Prokuroria siguroi pamjet filmike të kompleksit dhe iu nënshtrua atyre ekspertimeve teknike. Gjykata përcaktoi se ora e regjistruar nga pajisja DVR ishte 56 minuta e 38 sekonda prapa orës lokale. Një diferencë që u korrigjua gjatë rindërtimit të kronologjisë. Pamjet tregojnë mbërritjen e Altin Hajrit me automjetin e tij “Audi A6”, rreth një minutë e gjysmë përpara automjetit të autorëve të rrëmbimit.

Ai komunikon me Festim Bexhdilin pranë portës. Kur “Range Rover”-i hyn në kompleks, Hajri i orienton personat drejt garazhit. Më pas hyn edhe vetë. Sipas analizës së Gjykatës, ai takohet me personat në automjet, i jep ujë personit që ndodhej në sediljen e pasme dhe merr pjesë në organizimin e vendosjes së viktimës në furgonin “Mercedes Vito”.

Porta e garazhit mbyllet. Ajo që ndodh më pas është edhe më tronditëse. Pamjet e kamerave dokumentojnë qëndrimin e personave të përfshirë në garazh për shumë orë. Gjykata vlerëson se ata nuk shfaqin shqetësim nga prania e Altin Hajrit dhe Festim Bexhdilit, por komunikojnë natyrshëm me ta.

Në një moment, në kompleks sillen edhe rroba të reja. Sipas interpretimit të Gjykatës, bëhet fjalë për katër komplete sportive të blera posaçërisht, të cilat autorët i veshin pasi heqin rrobat e mëparshme, të njollosura me gjakun e viktimës.

Në pamjet e tjera, Hajri dhe Bexhdili shfaqen duke lëvizur mes garazhit dhe pjesëve të tjera të kompleksit. Gjykata dokumenton gjithashtu përgatitjen dhe përdorimin e furgonit për transportimin e trupit të viktimës. Këtu kemi një nga elementet më të rëndësishme të vendimit. Kamerat nuk dokumentojnë thjesht praninë e personave në kompleks. Ato, sipas Gjykatës, dokumentojnë veprime konkrete që provojnë përfshirjen e tyre në ngjarje.

ZHDUKJA E TRUPIT

Pas 8 orëve të kaluara në kompleksin “Golden”, ngjarja hyn në një tjetër fazë. Jan Prenga nuk është më gjallë. Gjithçka është provuar nga pamjet filmike dhe momenti trupin e tij e fusin në makinën, me të cilën do ta transportonin për ta zhdukur. Ai dukshëm është pa shenja jete.

Sipas përfundimeve të Gjykatës, personat e përfshirë kryejnë veprime për fshehjen e trupit, me qëllim humbjen e gjurmëve të krimit. Trupi i viktimës transportohet me një furgon “Mercedes Vito”. Ndërsa në pamjet, përveç momentit të futjes së trpit në furgon, shfaqen edhe personat që mbajnë lopatë dhe kazmë, që shpjegon faktin se do i përdornin për zhdukjen e trupit.

Gjykata e konsideron të provuar se Altin Hajri ka marrë pjesë në këtë proces. Por se ku përfundoi Jan Prenga, vijon të mbetet mister. Pavarësisht kontrolleve dhe kërkimeve të kryera, trupi nuk u gjet kurrë. Ky është një nga aspektet më të rënda të kësaj ngjarjeje. Familja nuk pati mundësinë të merrte trupin e viktimës dhe të kryente ceremoninë mortore.

Megjithatë, mungesa e trupit nuk e pengoi gjykatën të arrinte në përfundimin se Jan Prenga kishte humbur jetën. Në arsyetimin e saj, gjykata mbështetet në pamjet filmike, provat biologjike, ekspertimet teknike, të dhënat telefonike dhe provat e tjera të administruara gjatë gjykimit. Kjo është edhe pika ku hetimi merr një dimension tjetër. Si provohet një vrasje kur trupi i viktimës nuk është gjetur?

Përgjigjja e kësaj dosjeje qëndron te bashkimi i provave të ndryshme, të cilat gjykata i ka vlerësuar në tërësi. Një ndër provat janë pamjet e kamerave të sigurisë

Kur ora e pamjes filmike, nga kamera e dytë e analizuar, që shënon datën 17 janar, e premte 18:13:24, personi që është identifikuar si Jan Prenga, bëhet më i dukshëm në karakteristikat e fytyrës. 15 sekonda më pas një nga autorët i jep personit tjetër një çarçaf dhe i mbulon kokën viktimës me çarçaf. Trupi i pajetë i viktimës, siç duket në kamera, vendoset diagonalisht në bagazhin e automjetit “Fiat Doblo”. Festim Bexhdili, Aldo Majnishta dhe personi i paidentifikuar lajnë me lecka të lagura dyshemenë e garazhit dhe bagazhet e automjeteve nga njollat e gjakut, duke i vendosur mjetet e pastrimit në një qese plastmasi. Nderkohë, dëri në orën 18:30, i pandehuri Altin Hajri komunikon vazhdimisht me mesazhe përmes telefonit, duke lexuar dhe shkruar. Në orën 18:20:49 Festim Bexhdili del nga garazhi dhe në orën 18:24:27 rikthehet me disa rroba të fshehura nën xhup.

Kur ora e pamjes filmike përftuar nga kamera 2, shënon 18:30:06, Altin Hajri dhe Aldo Majnishta hipin në brendësi të makinës, ku në bagazhin e saj ndodhet Jan Prenga. Më pas, me anë të këtij automjeti largohen nga garazhi. Drejtuesi i automjetit “Fiat Doblo”, me targa AA075DX, në bagazhin e të cilës ndodhet trupi i viktimës, është Altin Hajri, ndërsa Aldo Majnishta është në vendin e parë të pasagjerit. Nga kamera tjetër që ndodhet jashtë garazhit, rezulton se automjeti merr rrugën interurbane në krahun e djathtë të kompleksit, ndërsa në garazh mbeten Festim Bexhdili dhe personi i paidentifikuar.

Në kamerën e jashtë, në orën 19:16:22, shfaqet automjeti “Fiat Doblo”, që vjen nga krahu i djathtë i kompleksit. Geraldo Martini zbret për të njoftuar ardhjen dhe pasi hapet qepeni, automjeti futet ne garazh. Nga vendi i shoferit zbret Altin Hajri, nga vendi i parë i pasagjerit, Geraldo Martini dhe nga sediljet e pasme Artan Doçaj dhe Aldo Majnishta. Derën e garazhit ua hapin me nxitim Festim Bexhdili dhe personi i paidentifikuar. Kur ora e pamjes filmike e kamerës së brendshme të garazhit shënon: data 17 janar 2020, ora 18:18:35, nga bagazhi i automjetit, Artan Doçaj dhe Aldo Majnishta nxjerrin disa sende ne dukje si lecka dhe plastmas, sende të cilat i vendosin tek një si kovë në krah të tyre. Nga bagazhi i automjetit nxirren edhe kazma dhe lopata, ndërsa trupi i viktimës nuk ndodhet më në automjet, sediljet e pasme të të cilit janë palosur për të krijuar hapësirë. Altin Hajri vijon të përdorë telefonin. Nga ora 19:19 deri në orën 19:22 Aldo Majnishta vesh rrobat e sjella nga Festim Bexhdili dhe ndërron atletet, duke i hedhur të ndërruarat në kovën me prova materiale. Në orën 19:24:40 Festim Bexhdili del nga garazhi me automjetin “Fiat Doblo”, në bagazhin e të cilit ndodhej kova me provat materiale. Në orën 19:32:21 Altin Hajri del nga garazhi, në orën 19:35 takohet me Festim Bexhdilin dhe në orën 19:36:36 të dy rikthehen në këmbë në garazh.

Arsyetimi i Gjykatës

Gjykata vlerëson se provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se shtetasi Jan  Prenga ka ndërruar jetë si pasoje e dhunës se ushtruar ndaj tij nga ekzekutorët gjatë rrëmbimit dhe transportimit të tij drejt kompleksit “Golden”, pavarësisht se trupi i tij nuk është gjetur. Kjo mbështetet në: njollat e gjakut të viktimës dhe këpuçën e lënë në vendin e rrëmbimit; njollat e gjakut në dorën e Artan Doçajt dhe në kofshën e Geraldo Martinit, si dhe pastrimin me benzinë të sediljeve të pasme të automjetit “Range Rover”; qëndrimin e trupit të viktimës për rreth 7 orë e 30 minuta në garazh pa asnjë shenjë jete dhe pa asnjë shqetësim të personave të pranishëm për të; mënyrën e zhvendosjes së trupit zvarrë dhe mbulimin e kokës me çarçaf; sigurimin e kazmës dhe të lopatës dhe largimin nga kompleksi me trupin e viktimës; deklarimet e Festim Bexhdilit se viktima ishte e vdekur dhe se kishte dëgjuar që “i kishte vdekur rrugës”; deklarimet e Ndrek Prengës se Dritan Rexhepi i kërkoi falje, duke i thënë se “e kishin prerë në besë shkodranët”; përgjimin e Nikollë Shullanit; si dhe komunikimet e të pandehurit Altin Hajri, i cili i referohet ngjarjes si ”peng” dhe “zhdukje”.

Autoritetet e drejtësisë britanike kanë dërguar në kuadër të letërporosisë të dhënat përkatëse nga vërtetohet edhe fakti i vjedhjes së një kontejneri, në datën 21 dhjetor 2019, në portin Portsmouth Docks, të mbërritur nga Ekuadori, ku janë kryer hetime në lidhje me import kokaine. Sipas të dhënave të dërguara nga oficeri ndërlidhës, rezulton së Ndrek Prenga është arrestuar në datën 2 gusht 2017, për vepra që lidhen me drogën dhe në datën 20 tetor 2017 është dënuar me 8 vite e 6 muaj burgim për këto vepra penale. Edhe Astrit Prenga ka një serë dënimesh për grabitje, sulme dhe trafik droge dhe është dënuar me 4 vite burgim për shpërndarje droge në vitin 2017.

Në lidhje me ngjarjen janë marrë deklarimet e familjarëve, bashkëshortja e viktimës, Marie Prenga, vëllai i tij, Anton Prenga, Nikollë Shullani, e të tjerë, nga të cilat ka rezultuar se motivi i rrëmbimit është pikërisht vjedhja e sasisë së lëndës narkotike në Angli nga vëllai i viktimës dhe për kthimin e lëndës është kontaktuar vëllai tjetër i viktimës, Ndrek Prenga, i cili ndodhej në burg në Angli. Ky i fundit është paraqitur gjatë hetimeve, duke dhënë deklarimet  përkatëse, nga ku rezulton se nga komunikimet direkte telefonike të kryera me të pandehurit Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi ai ka mësuar se rrëmbimi i vëllait ishte kryer për shkak të lëndës narkotike të vjedhur dhe i është kërkuar kthimi i saj. Një sasi e lëndës dhe një shumë parash janë kthyer tek një shtetas polak.

Dritan Rexhepi i ka thënë se vëllai do i kthehej në shtëpi dhe i ka thënë se po komunikonte me Korado Kështenjën për lirimin e tij dhe të nesërmen i ka thënë se shkodranët po i dilnin nga fjalët. Rexhepi ka kontaktuar edhe me Martin Bletën në mënyrë që ai të fliste me të tjerët. Të nesërmen ai ka mësuar se vëllai kishte vdekur dhe Dritan Rexhepi i ka thënë me kamera se i kërkonte falje dhe se e kishin prerë në besë shkodranet. Ai i ka treguar se personat që e kishin marrë peng janë Gentjan Doçi, Martin Bleta, dhe Korado Kështeja.

Gjithashtu, edhe nga komunikimet telefonike të familjarëve të viktimës rezulton se ka biseda me interes në drejtim të personave që kanë kryer rrëmbimin dhe motivin e rrëmbimit. Nga procesverbali i përgjimit të komunikimeve elektronike të shtetasit Nikollë Shullani, rezulton se ai ka ndërmjetësuar me familjen Prenga për të takuar familjarët e personave Doçaj, Kështenja dhe Bleta në Malësinë e Shkodrës, si dhe se në bashkëbisedim mbi ngjarjen ai shpjegon se, pas rrëmbimit, viktimën e kanë dërguar tek resorti në Shijak dhe se aty ka dalë që e kanë mbytur, pa ditur nëse u ka mbetur në dorë rrugës apo e kanë mbytur qëllimisht.

Arsyetimi i Gjykatës

Bashkë të pandehurit Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi, kanë urdhëruar rrëmbimin e viktimës Jan Prenga, pasi shtetasi Astrit Prenga, vëllai i viktimës ka vjedhur një sasi kokaine në portin Portsmouth, Angli, që iu përkiste atyre, e cila ishte importuar nga Ekuadori ne Angli. Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti t’u kthente lëndën narkotike. Organizimi i rrëmbimit është kryer nga të bashkë pandehurit Martin Bleta dhe Korado Kështenja dhe ekzekutuar nga të bashkë pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini, si dhe një person tjetër i paidentifikuar. Bashke të pandehurit Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi kanë kontaktuar drejtpërdrejt vëllain e Jan Prengës, Ndrek Prenga, i cili vuante dënimin në Angli, duke i kërkuar kthimin e lëndës narkotike në mënyrë që t’i lironin vëllain. Rezulton se të bashkë pandehurit e kanë identifikuar më parë viktimën, zonën ku ai banonte, e kanë ndjekur atë për të mësuar lëvizjet e tij dhe në momentin që e kanë konstatuar vetëm e kanë rrëmbyer. Momenti i rrëmbimit duket që është shoqëruar me dhunë, nisur nga gjurmët e gjakut, si dhe nga lënia e këpucës, të gjetura në vendin e ngjarjes. Me rrëmbimin e viktimës, personat janë drejtuar për në kompleksin “Golden”, ku itinerari i tyre ka qene i përcaktuar qartë: Kamzë –  Laknas – Shijak – Pjezë, duke u futur në kompleksin “Golden”.

SKY ECC, KOMUNIKIMET PROVË E VRASJES

Por kamerat nuk ishin prova e vetme. Një tjetër element i rëndësishëm në dosje janë komunikimet e përgjuara në platformën e koduar Sky ECC, të siguruara përmes bashkëpunimit ndërkombëtar. Gjykata identifikoi përdorues të ndryshëm të kësaj platforme, mes tyre edhe Altin Hajrin, dhe Gentian Funiqin.

Në periudhën nga 25 qershori deri më 18 tetor 2020, të dy kanë komunikuar për çështje që, sipas analizës së Gjykatës, lidhen me trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, transferimin e parave dhe ngjarjen e rrëmbimit të Jan Prengës. Një prej komunikimeve të rëndësishme është ai i 5 korrikut 2020. Gentian Funiqi interesohet te Altin Hajri për ecurinë e hetimeve. Ai përmend faktin se dosja kishte vetëm kamerat dhe pyet nëse familjarët e viktimës po flisnin dhe nëse kishte prova të tjera.

Gentian Funiqi – Altin Hajri

Gentian Funiqi: Dosja kishte vetëm kamera. A flet familja e viktimës? A ka prova të tjera?

Gentian Funiqi: Dëshmitari (Festim Bexhdili) të mos flasë. T’i hajë fjalët. Të mos thotë që e ka marrë as e kanë pështjellë. Të thotë që e ka bërë Policia. Që nuk mbante mend dhe që personi i marrë nuk ishte Jan Prenga, pasi nuk është gjetur ADN e tij.

Në komunikimet e 20 dhe 27 korrikut, të dy interesohen, përmes avokatëve, për mundësinë që çështja të largohej nga SPAK-u.

Gentian Funiqi – Altin Hajri

Altin Hajri: Ai që është në burg po çmendet. Është djalë i ri, beqar. Për ato që ka folur nuk ka çfarë të bëjë. Por s’ka për ta hap më gojën.

Altin Hajri: Hetimi është shtyrë edhe për 6 muaj. Kam folur me një shok oficer i policisë gjyqësore në Lushnjë dhe një mik në Gjykatën e Apelit në Durrës për të mbyllur çështjen. Puna jam unë me njerëzit e tu. Me ata njerëzit e tu që ishin aty. Ne jemi problemi.

Gentian Funiqi: Ka drogë, s’ka grup.

Altin Hajri: O vlla peng, zhdukje vlla.

Gentian Funiqi: 15 e ka maksimumin pengu.

Altin Hajri: Maksimumi 20.

Por komunikimet nuk ndalen këtu. Në nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, Dritan Rexhepi dhe Gentian Funiqi diskutojnë edhe për zhvillimet e hetimit dhe personat që mund të implikoheshin. Në një komunikim të shkurtit 2021, Rexhepi i referohet shprehimisht pengut të marrë në Kamëz dhe faktit se ishte vrarë.

Dritan Rexhepi – Gentian Funiqi

Dritan Rexhepi: Ndreka ka qenë në burg me një të njohurin tim dhe i kam kërkuar ta mbajë në vëzhgim. Po mundohem përmes një personi që t’u gjej anën, t’ju jap ndonjë lekë mos t’na implikojnë kot. Atyre të Durrësit ua kanë hapur çështjen me llafe.

Dritan Rexhepi: Na ka lidh biznesi dhe interesi. Ndjehem borxhli për lekët që i kam dhënë, se i kisha dhënë fjalën për “Big Benin” (personi që i kishte dhënë numrin e vëllait të viktimës në burg në Angli).

Dritan Rexhepi: Paskan dalë ca nga ata që u zunë për pengun. Disa shkodranë. Ka mbetur vetëm ai që ka folur pak. (Festim Bexhdili)

Dritan Rexhepi: Kjo ka qenë e atij që morën pengun vjet në Kamëz. Është shkodran. E kishte Korado emrin në Sky. Ky që bënte daljet në Portsmouth. Se morën pengun e vranë dhe mua s’më thoshtë.

Dritan Rexhepi: Bëj ca takime dhe jep diçka që të hiqen nga dosja 3 shkodranët.

Këto komunikime, sipas gjykatës, ndihmuan në dokumentimin e lidhjeve mes personave të përfshirë dhe të interesit të tyre për ecurinë e hetimit. Komunikimet në Sky ECC nuk janë paraqitur si prova të izoluara në gjyq, por janë përputhur me provat filmike, telefonike dhe të tjera prova shkencore të siguruara nga grupi hetimor.

MBROJTJA DHE VERSIONI I FESTIM BEXHDILIT

Në këtë proces, Altin Hajri, i cili është në kërkim, ka kundërshtuar akuzat përmes mbrojtjes së tij. Avokati i tij kërkoi pafajësi për të gjitha veprat penale, duke argumentuar se nuk provohej përfshirja e Hajrit në rrëmbim, mbajtjen e armëve, fshehjen e kufomës apo ekzistencën e grupit të strukturuar kriminal. Një nga pikat e debatit ishte edhe dëshmia e Festim Bexhdilit. Ky i fundit, gjatë gjykimit, deklaroi se kishte qenë në kompleks kur kishte mbërritur automjeti me personat e maskuar. Sipas versionit të tij, ai u kishte dhënë ujë, pasi kishte pasur frikë nga armët që ata kishin nxjerrë. Ai pretendoi se nuk i njihte personat dhe se nuk kishte dijeni për qëllimin e tyre.

Por gjykata nuk e pranoi këtë version. Ajo vlerësoi se pamjet filmike e rrëzonin pretendimin se Altin Hajri kishte ardhur rastësisht dhe kishte kundërshtuar praninë e personave në kompleks. Gjykata vuri në dukje edhe kontradiktat mes deklarimeve të mëparshme dhe dëshmisë së Bexhdilit në gjykim. Po ashtu, u shqyrtuan pretendimet për dhunë dhe presion gjatë shoqërimit dhe marrjes së deklarimeve. Gjykata vlerësoi se përfundimi për fajësinë e Hajrit nuk mbështetej kryesisht te deklarimet e Bexhdilit, por te prova objektive si, pamjet filmike, ekspertimet, qelizat telefonike, të dhënat TIMS, letërporositë ndërkombëtare dhe komunikimet në Sky ECC. Pra nuk ishte një dëshmi e vetme, por një mozaik provash që, sipas Gjykatës, përputheshin me njëra-tjetrën.

Më 24 mars 2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli vendimin për Altin Hajrin. Gjykata e deklaroi fajtor për katër vepra penale.

  1. Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, kur është shkaktuar vdekja, burgim i përjetshëm.
  2. Mbajtja pa leje e armëve luftarake, 11 vjet burg.
  3. Fshehja ose asgjësimi i kufomës, 8 vjet burg.
  4. Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal, 4 vjet burg

Dënimi përfundimtar në bashkim të dënimeve: Burgim i përjetshëm

  1. Vuajtja e dënimit në burg të sigurisë së lartë.

Pra, për Gjykatën, Altin Hajri nuk ishte thjesht pronari i një kompleksi ku ndodhi një krim i rëndë. Ai u konsiderua pjesëmarrës në një grup të strukturuar kriminal dhe bashkëpunëtor në rrëmbimin që përfundoi me vdekjen e Jan Prengës, si dhe në fshehjen e trupit të tij. Ky vendim tashmë është apeluar dhe pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit.

Megjithatë, për personat e tjerë pjesë e kësaj dosje, pati zhvillime të tjera. Më 24 nëntor 2026 Gjykata e Lartë ndryshi dënimin për Festim Bexhdilin, ish-kopshtarin e kompleksit “Golden”, nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg. Bexhdili ishte dënuar fillimisht nga Gjykata e Posaçme me burgim të përjetshëm, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm. Por ishte Gjykata e Lartë që prishi vendimin e Apelit dhe e ktheu çështjen për rigjykim në të njëjtën gjykatë, por me një trupë tjetër gjykuese. Në përfundim të rigjykimit, në korrik të vitit 2025, Apeli la sërish në fuqi burgimin e përjetshëm edhe pse 2 prokurorët e çështjes kërkuan dënime të ndryshme.

Ndërsa më 27 nëntor 2026 Gjykata e Posaçme pranoi provat e paraqitura nga SPAK në procesin gjyqësor ndaj Dritan Rexhepit dhe 6 të pandehurve të tjerë, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Bëhet fjalë për komunikime në aplikacionin Sky ECC ku të pandehurit kanë diskutuar për ngarkesat e drogës, motivet e ngjarjes dhe organizimin e rrëmbimit. Prokuroria solli në vëmendje edhe komunikimet ku Altin Hajri diskuton me Gentian Funiqin për mënyrën se si çështja të largohej nga SPAK dhe të kalonte në një prokurori të zakonshme. Në përfundim të seancës, gjykata caktoi 11 dhjetorin, ora 10:00, për vijimin e procesit, ku mbrojtja do të kundërshtimet e tyre për provat. Gjithashtu, u urdhërua njoftimi për procesin gjyqësor i Korado Kështenjas, i cili ndodhet i arrestuar në Londër.

260 kilogramë kokainë të zhdukura nga një port në Angli. Një konflikt mes personave të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Një rrëmbim i organizuar në mes të ditës, në zemër të Kamzës. Dhe më pas, 8 orë në një kompleks në Shijak, ku sipas Gjykatës u zhvilluan veprime që çuan në vdekjen dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Kjo çështje nxori në pah një mekanizëm kriminal ku kufijtë mes trafikut ndërkombëtar të drogës dhe dhunës së ushtruar në territorin shqiptar duket se ishin zhdukur.

Por ka një element që e bën këtë histori edhe më të rëndë. Pavarësisht viteve të hetimeve, pamjeve filmike, ekspertimeve dhe komunikimeve të siguruara nga autoritetet e huaja, familja e Jan Prengës ende nuk ka marrë përgjigjen më të rëndësishme. Ku është trupi i tij?

Gjykata ka dhënë vendimin për përgjegjësinë penale të Altin Hajrit dhe Festim Bexhdilit. Por misteri i vendndodhjes së trupit të Jani Prengës mbetet një plagë e hapur.

Sepse në këtë histori, droga u vodh, pengu u vra, gjurmët u fshehën, por një familje vazhdon të kërkojë atë që nuk iu kthye kurrë. Trupin e njeriut të saj./ Emisioni Gjerat Tona

Etiketa: Altin HajriDritan RexhepiFestim BexhdiliGentian Funiqijan prenga“Sky ECC“

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ta heqim nga SPAK-u me lekë…”/ Sky ECC ‘trondit’ dosjen e Jan Prengës

13:42 : 27/11/2026
AKTUALITET

Vrasja e Jan Prengës/ Gjykata e Lartë shpëton nga burgimi i përjetshëm kopshtarin e Altin Hajrit

16:14 : 24/11/2026
AKTUALITET

Çollaku paralajmëron zbardhjen e komunikimeve në SKY ECC: Do dalin edhe lidhjet e Shqipërisë me Vuçiç

22:01 : 09/11/2026
AKTUALITET

Sherr në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet vëllain e “Rrumit të Shijakut”

15:00 : 05/11/2026
AKTUALITET

Bisedat në SkyECC trondisin regjimin e Vuçiç! Kriminelët pretendonin marrëveshje me të. Përmendet zyrtari i BIA

17:35 : 22/10/2026
AKTUALITET

Në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës, arrestohet në Londër Korado Gështenja/ Përdorte disa identitete

19:03 : 27/08/2026

TË GJITHA

“Të mos thotë që e kanë marrë”, bisedat sekrete për zhdukjen e Jan Prengës

22:53 : 29/11/2026

Deputeti u qëllua me plumb gome, Peleshi: Incident, kërkoj hetim të paanshëm

22:49 : 29/11/2026

Sindikatat e Universiteteve letër Peleshit: Kryeministri maksimumi dy mandate, emigrantët me përfaqësim në Kuvend

22:43 : 29/11/2026

“Gjaku i 28 Nëntorit nuk harrohet”, studentët kërkojnë hetim për dhunën policore

22:36 : 29/11/2026

Mijëra protestues në Stamboll kundër varfërisë, korrupsionit dhe represionit shtetëror

22:33 : 29/11/2026

A janë të trajnuar policët që po përdorin armët ndaj protestuesve?

22:23 : 29/11/2026

Divjakë/ 45-vjeçari godet gruan me thikë

22:15 : 29/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com