Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me plagosjen e deputetit Kliti Hoti nga Policia e Shtetit.
Bardhi e cilëson të papranueshëm përkufizimin e ngjarjes si një incident, duke theksuar se Hoti është goditur pa asnjë shkak dhe se rrethanat ngrenë dyshime serioze për një akt të qëllimshëm dhune.
Bardhi kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve, duke akuzuar Peleshin se, në vend që të kërkojë transparencë, po relativizon shkeljen e ligjit dhe dhunën policore.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Neveri dhe indinjatë për reagimin e papërgjegjshëm të Kryetarit të Kuvendit ndaj plagosjes së deputetit Kliti Hoti nga Policia e Shtetit!
Së pari, deputeti Kliti Hoti nuk ka qenë pjesë e ndonjë incidenti. Ai është goditur pa asnjë shkak nga Policia e Shtetit, në rrethana që ngrenë dyshime serioze për një akt të qëllimshëm dhune, me pasoja potencialisht fatale. Ta quash këtë një incident është përpjekje për të relativizuar rëndësinë e ngjarjes dhe për të shmangur përgjegjësinë. Kjo nuk është një ngjarje e zakonshme dhe nuk mund të trajtohet si e tillë.
Së dyti, është e papranueshme që Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në vend që të kërkojë transparencë dhe përgjegjësi për veprimet e Policisë së Shtetit, të vërë në diskutim vetë shkeljen e ligjit, duke e paraqitur atë si një çështje opsionale apo si një interpretim që mund të relativizohet.
Ligji nuk është çështje dëshire. Përballë dhunës policore, detyrimi i çdo institucioni është të kërkojë zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e përgjegjësve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë.
Kuvendi nuk mund të jetë strehë për justifikimin e dhunës shtetërore. Heshtja, relativizimi dhe shmangia e përgjegjësisë institucionale janë po aq të papranueshme sa vetë aktet që kërkojnë hetim.
Përgjegjësia nuk relativizohet. Dhe dhuna e ushtruar nga shteti nuk mund të maskohet pas fjalës “incident”.
© SYRI.net
Deputeti i PD u plagos me plumb nga policia/ Peleshi cinik: Incident... Nëse ka pasur shkelje, përgjegjësia… sipas ligjit
Presidenti i Vllaznisë i uron shërim të shpejtë deputetit Kliti Hoti/ Alban Xhaferi: Jemi pranë teje!
‘Mijëra shqiptarë në rrugë’/ Reuters: Protestat antiqeveritare tronditin Tiranën, policia përdor gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome