Befason Kledja: Kur ia shpreha pëlqimin Bejtës, nuk më tha se ka dikë jashtë

Raporti mes Kledjës dhe Bejtës ka marrë sërish vëmendje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Kësaj radhe, ishte Kledja ajo që ndau disa detaje rreth pëlqimit që ka shprehur ndaj Bejtës, gjatë një bisede me banorin Akil Varfi.
Teksa po diskutonin për këtë raport, Akili e pyeti Kledjën lidhur me mënyrën se si kishte reaguar Bejta kur ajo ia kishte shprehur pëlqimin.

Kledja tregoi se Bejta nuk i kishte thënë se nuk mund të krijonte diçka me të, për shkak se kishte dikë jashtë shtëpisë.
“Pasi i shpreha pëlqim Bejtës, nuk më tha: ‘Nuk mundem se kam dikë jashtë’”, u shpreh ajo.

Kjo deklaratë ka lënë të hapur mundësinë që mes tyre të ketë ende hapësirë për një afrim, megjithëse deri më tani nuk është bërë e qartë se si e sheh Bejta këtë raport.
Pëlqimi i Kledjës ndaj tij duket se është një temë që vazhdon të diskutohet në shtëpi.
Mbetet të shihet nëse Bejta do të japë një qëndrim më të qartë për këtë çështje dhe nëse mes tyre do të zhvillohet diçka më shumë gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/













































