VIDEO/ 3 gola për 3 pikë, Komo i jep ‘leksion’ Juventusit të Spaletit

VIDEO/ 3 gola për 3 pikë, Komo i jep ‘leksion’ Juventusit të Spaletit

22:59, 29/11/2026

Komo i ka dhënë një leksion Juventusit në javën e 13-të të Serisë A, duke e mposhtur me rezultatin 3-0.

Kartoni i kuq i Kolo Muani në minutën e 5-të, bëri që “Zonja e Vjetër” ta niste në mënyrën më të keqe të mundshme këtë duel, duke e vuajtur ndjeshëm inferioritetin numerik.

Golin e avantazhit Komo e gjeti në minutën e 45+1, me Niko Paz, që shënoi nga goditja e dënimit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të sfidës, vendasit shënuan edhe dy herë të tjera me grekun Duvikas në minutat 63 dhe 80-të.

Kjo ishte fitorja e nëntë në 13 javë për Komon dhe e dyta radhazi, ndërsa për Juventusin ishte humbja e katërt.

Në duelin e radhës Komo do të luajë në transfertë ndaj Monzës ndërsa bardhezinjtë e Spaletit presin Udinezen në Torino.

GOLI I DYTË I DUVIKAS: VIDEO 

GOLI I DUVIKAS: VIDEO 

GOLI I NIKO PAZ: VIDEO

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco