Një 39-vjeçare ka mbetur e plagosur me mjet prerës pas një konflikti me bashkëshortin e saj në Divjakë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:00, ndërsa i dyshuari është 45-vjeçari me inicialet L. V., i cili dyshohet se ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, M. V., 39 vjeçe.
E plagosura është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar. Deri më tani nuk ka informacion të mëtejshëm zyrtar mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 45-vjeçarin në Komisariatin e Divjakës për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.