Trump përshëndet humbjen e Sánchez në Spanjë: Ka dështuar rëndë, e meritonte të humbiste

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar si një zhvillim të shkëlqyer humbjen e kryeministrit socialist Pedro Sánchez në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara të dielën në Spanjë.

Siç raportoi gazeta spanjolle “El País”, Trump u vu në dijeni për rezultatin nga një gazetare, pak pasi u publikuan rezultatet e zgjedhjeve.

Të lidhura

None found

“Sánchez ka humbur”, i tha ajo presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ka humbur? Oh, kjo është një gjë e mirë. Ka bërë një punë të tmerrshme, e meriton të humbasë. Është një lajm i shkëlqyer”, deklaroi Trump.

Gjatë dy viteve të fundit, raportet mes presidentit amerikan dhe kryeministrit spanjoll janë shoqëruar nga përplasje të vazhdueshme, kryesisht për emigracionin, shpenzimet e mbrojtjes dhe tarifat doganore.

Pedro Sánchez është rreshtuar ndër liderët europianë që kanë kundërshtuar më drejtpërdrejt disa politika të administratës republikane. Në anën tjetër, Trump e ka sulmuar publikisht në disa raste dhe me tone të ashpra.

Të dy drejtuesit kanë qenë në pushtet edhe gjatë pjesës së fundit të mandatit të parë presidencial të Trump, nga qershori i vitit 2018 deri në janar të vitit 2021. Në atë periudhë pati gjithashtu mosmarrëveshje për taksimin e kompanive teknologjike dhe nivelin e shpenzimeve ushtarake, por marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës ishin më pak të tensionuara se gjatë mandatit të dytë të presidentit amerikan.

Një prej çështjeve që shkaktoi përplasjen më të madhe ishte kërkesa e Trump që Spanja të çonte shpenzimet për mbrojtjen në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky objektiv u pranua nga aleatët e tjerë të NATO-s në samitin e Hagës, në vitin 2025, ndërsa qeveria socialiste spanjolle nuk e nënshkroi atë angazhim.

Sipas “El País”, rezultati i Partisë Popullore të drejtuar nga Alberto Núñez Feijóo dhe i partisë së ekstremit të djathtë Vox, që udhëhiqet nga Santiago Abascal, një aleat i hershëm i Trump, mund të sjellë një situatë të re në marrëdhëniet mes Madridit dhe Uashingtonit.


Shtuar më 29.11.2026 23:34

grandpashabet güncel adresBursa Escortgrandpashabet güncel adresjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet resmi adresdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomjojobetmarsbahisgrandpashabet resmi girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetgrandpashabet güncelgrandpashabet resmi girişgrandpashabet girişjojobet girişSahabet girişjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabet güncel girişgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurance4115 marsbahisjojobet girişjojobetjojobet4115 marsbahistaraftarium24maç izlecanlı maç izlejojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobet güncel girişthe luxe casino